Jennifer Lopez dhe Diddy janë bashkuar përmes një kërcimi në mes të izolimit për shkak të coronavirusit.
Kanë kaluar 19 vite prej se çifti u nda, ndërsa përmes një vallëzimi së bashku në rrjetin social Instagram tentuan që të mblidhnin para për bamirësi, shkruan Mirror.
Diddy mblodhi mbi 3.4 milionë dollarë për organizatën jofitimprurëse, e cila mbështet punëtorët shëndetësorë. Fondet do të drejtohen drejt përgjigjes së bamirësisë ndaj pandemisë së coronavirusit që po përshkon Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.
Ndjekësit u mahnitën kur Lopez dhe i fejuari Alex Rodriguez u bashkuan me Diddy dhe tre djemtë e tij në mediat sociale, në mënyrë që ata të shfaqnin disa lëvizje të mëdha të kërcimit.
Kanë kaluar 19 vjet që kur J-Lo dhe Diddy u ndanë në 2001, por ata ishin gjithë buzëqeshje kur filluan të futeshin në ‘live‘ në Instagram. Diddy tha: “Hej, unë ju dua njerëz, nuk mund ta pres derisa të mund të shohim përsëri njëri-tjetrin”.
Lopez dhe Diddy më pas treguan disa lëvizje të shkëlqyeshme të salsës, duke i thënë me shaka reperit se tashmë i ka mësuar se si të kërcejë. /Telegrafi/