Site icon Telegrafi

Jeni gati ta provoni? Ky është trendi i ri i qerpikëve të ngjyrosur

Qerpikët e bukur janë furça e fundit e makijazhit, e cila tregon jo vetëm bukurinë tuaj por në veçanti shprehjen tuaj

Nëse keni imagjinatë dhe kohë për të ushtruar, dukjen e re në sy vetë do ta theksoni.

Maskara është ndër ato produkte të grimit që nuk mungon kurrë në çantën e një femre. Edhe në ditët që nuk kemi dëshirë të grimohemi, mjafton vetëm pak ngjyrë për t`i dhënë jetë pamjes sonë.

Historikisht maskara e zezë ka qenë ndër më të preferuarat dhe më të përdorurit nga të gjitha femrat, por duket se këtë vit trendi ka ndryshuar.

Rimeli i kaltër është në epokën e tij të lulëzimit këto kohë dhe është një prej atyre trendeve që ose e urren, ose e dashuron me shikim të parë.

Tasha Brown është një artiste e grimit, e cila punon me modelet më të famshme të pasarelave.

Ajo ka treguar se ngjyra e kaltër është një truk që ajo e ka përdorur gjithmonë te modelet, pranë rrënjës së qerpikëve në mënyrë që t`i jepte syve pak ngjyrë që tërheq vëmendje.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version