Site icon Telegrafi

“Jemi të uritur”: Protestuesit e ndjekin presidentin e Venezuelës (Video)

Presidenti i Venezuelës është ndjekur nga protestuesit nëpër rrugët e Karakasit, të cilët i kanë kërkuar që të japë dorëheqje.

Derisa po kthehej nga një takim politik, pas Nicolas Maduro kanë vrapuar shumë njerëz, të cilët godisnin tiganët e zbrazur dhe kërkonin që ai të largohet nga posti, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar shihet presidenti i rrethuar nga rojat, teksa përpiqet të largohet me shpejtësi. Pas tij dëgjohen thirrjet: “Jemi të uritur, jemi të uritur”.

Kjo protestë vjen vetëm pak ditë, pasi disa aktivistë kanë hyrë në kopsht zoologjik dhe e kanë mbytur një kalë për ta ngrënë.

Kriza e madhe ekonomike dhe pakënaqësitë e shumta, ka bërë që të organizohen marshe të shumta, ku goditen tiganët e zbrazur si shenj simbolike se në to nuk po kanë çfarë të ziejnë. /Telegrafi/

https://youtu.be/QChd50IdFaY

Exit mobile version