Site icon Telegrafi

Jehona Shaqiri me interpretim të pëlqyeshëm me “S’dua” në Kënga Magjike

(Foto: Screenshot/YouTube/Kenga Magjike)

Jehona Shaqiri është prezantuar në festivalin “Kënga Magjike” me këngën e titulluar “S’dua”.

Kënga vjen si realizim nga Armend Rexhepagiqi dhe me tekst të shkruar nga Aida Baraku.

Për orkestrimin është kujdesur Fatjon Miftari, për dukjen e këngëtares ishte meritor dizajneri Festim Isufi, derisa koreografia është realizuar nën drejtimin e Graciano Taganit.

Duke iu referuar titullit të këngës, Jehona ka thënë se “çdo dehje ka pasojat dhe unë vendos këtë herë të mos dehem, por ta shijoj pijen”.

Pas performancës së saj emocionuese, këngëtarja është shprehur e kënaqur me vlerësimin e jurisë, ndërkohë që pritet që ky realizim muzikor të pëlqehet edhe nga fansat e muzikës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version