Site icon Telegrafi

Javier Tebas thuhet se ka një axhendë kundër Joan Laportas

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka një axhendë kundër presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, raporton Mundo Deportivo.

Sipas mediumit spanjoll, Tebas beson se Josep Bartomeu ishte një president më i mirë për klubin katalunas sesa Laporta.

Lexo po ashtu Konfirmohet edhe nga Javier Tebas se Florentino Perez ka ndikuar në regjistrimin e dy lojtarëve të Barcelonës

Tebas beson se problemet e Fair Play Financiar të Barçës nuk ekzistonin kur Bartomeu ishte president, ndryshe nga Laporta.

Sipas Tebas, kur Laporta u bë president i Barçës në mars 2021, ai deklaroi se klubi ishte në borxhe me 500 milionë euro, por ai kurrë nuk e pranoi që Bartomeu la deri në 160 milionë euro në arkën e Barçës para se të largohej.

Lexo po ashtu Dokumentari që zbulon skandalin e Laportës te Barcelona – publikohen detajet e para

Tebas është gjithashtu i lënduar që Barça e Laportës u tërhoq nga marrëveshja CVC pasi fillimisht ra dakord për paketën financiare.

Kështu, është pothuajse e qartë pse Tebas dhe La Liga kanë qenë të ashpër me Barcelonën, siç shihet në sagën e regjistrimit të Dani Olmo dhe Pau Victor. La Liga ende synon të tërheqë Barçën në gjykatë për këtë çështje.

Exit mobile version