Inter Miami ka debutuar në elitën e futbollit amerikan dy vite pas formimit të klubit.
Skuadra ku është pronar legjenda angleze David Beckham nuk e ka nisur mirë edicionin debutues në MLS.
Pas dy ndeshjeve të para, Inter Miami ka pësuar dy humbje dhe synimi i klubit është të përforcohet me lojtarë që kanë bërë karrierë në Evropë.
Mediat italiane kanë raportuar se emri i parë i madh që pritet t’i bashkohet skuadrës nga Miami është ai i argjentinasit Javier Pastore.
31-vjeçari u rikthye në Serie A te Roma në vitin 2018, por pa arritur në asnjë moment të tregojë cilësitë që ka.
Roma është gati ta shes lojtarin duke marrë parasysh edhe pagën e tij të lartë rreth pesë milionë euro.
Në anën tjetër skuadra e David Beckham që ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit ka gati një kontratë tri vjeçare për Pastoren.
Gjithsesi skuadra amerikane për ta marrë Pastoren duhet t’i paguajë Romës një shumë prej 10 milionë eurove. /Telegrafi/