Site icon Telegrafi

Javën e ardhshme Konjufca mbledh krerët e partive në takim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do t’i presë për një takim krerët e partive politike javën e ardhshme.

Sipas burimeve të Telegrafit takimi pritet të ndodhë të martën më 8 prill duke filluar nga ora 12:00.

Kjo mbledhje mbahet për organizimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, që është e caktuar më 15 prill.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025. /Telegrafi/

Exit mobile version