Në kuadër të aktiviteteve për nder të festës së 28 Nëntorit, sot më 25 nëntor, në Muzeun e qytetit “Shtëpia e Kulturës” Adem Jashari në Istog, u hap Java Kuq e Zi me ekspozitën “Traditat tona”.
Ekspozita kishte për qëllim prezantimin e vlerave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, duke sjellë në pah pasurinë e traditave të zonës.
Në këtë ngjarje morën pjesë drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Istog, Vlora Gashi Vuthaj, si dhe fëmijët nga kopshtet “Shpresa Jonë” në Banjë dhe “Lulet e Jetës” në Vrellë.
Pjesëmarrja e fëmijëve e bëri ngjarjen edhe më të veçantë, duke sjellë një atmosferë festive me ngjyra tradicionale dhe krijime unike, sipas RTV Fontana transmeton Telegrafi.
Ky aktivitet shënoi një nisje të mbarë për Javën Kuq e Zi, e cila do të vazhdojë me aktivitete të tjera kulturore në ditët në vijim, duke festuar krenarinë kombëtare dhe traditat tona të vyera.