Site icon Telegrafi

Java e të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës (JMGJ)

Organizuar nga Rrjeti ALE NK (Adult Learning and Education Network in Kosovo)

ÇKA ËSHTË TË MËSUARIT GJATË GJITHË JETËS 

Të mësuarit gjatë gjithë jetës përfshin edukimin dhe trajnimin për të gjitha moshat dhe për të gjitha fushat e jetës. Ai mundëson emancipimin e qytetarëve dhe pjesëmarrjen e plotë në shoqëri në dimensionet e saj qytetare, politike, sociale dhe ekonomike.

Qasja humaniste dhe holistike ndaj të mësuarit vazhdon të jetë e rëndësishme në botën e sotme dhe bazë e qëndrueshme për të rishikimin e edukimit. Ndryshimi i paradigmës drejt të mësuarit gjatë gjithë jetës do të thotë njohje të faktit se të mësuarit ndodh në kontekste të ndryshme – qoftë në atë formal, joformal apo informal.

Kjo nënkupton ndryshimin e mënyrave se si ne ofrojmë dhe marrim edukimin, mënyrave si e vlerësojmë të mësuarit dhe mënyrave si punojmë dhe jetojmë së bashku. Është thelbësore që ta trajtojmë të ardhmen pozitivisht duke punuar mbi bazën e nevojave për të mësuarit e të gjitha grupmoshave të shoqërisë dhe duke pasur mundësi për të mësuarit formal, joformal dhe informal, çë do të ofrojë të gjitha njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e nevojshme për të krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Duke kaluar gjithnjë e më shumë në një të ardhme më komplekse dhe me ndryshime të shpeshta të shoqërisë (si ndryshimi digjital, klimatik, demografik, teknologjik, shëndetësor, etj.), edukimi i vazhdueshëm edhe për të rritur, si një pjesë e rëndësishme e të mësuarit gjatë gjithë jetës, mund të kontribuojë në forcimin dhe qëndrueshmërinë e ekonomive dhe të shoqërive.

JAVA E TË NXËNIT GJATË GJITHË JETËS NË KOSOVË 

Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës synon të rrisë ndërgjegjësimin e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për faktin që të mësuarit gjatë gjithë jetës ofron përgjigje për shumë sfida të shoqërive moderne. Nxitja e një qasje gjithëpërfshirëse ndaj edukimit në tërësi (formal, jo formal dhe informal) është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për ndërtimin e një shoqërie të zhvilluar, duke siguruar që qytetarët e saj të jenë të pajisur plotësisht me kompetencat e nevojshme në shekullin e 21-të.

Gjatë kësaj jave të të mësuarit gjatë gjithë jetës në Kosovë, përmes aktiviteteve promovuese të edukimit në disa komuna të Republikës së Kosovës (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Vushtrri, Klinë dhe Viti) do të promovohen oferta të shumta edukativo-arsimore nga institucionet anëtare të Rrjetit joformal për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE NK – Adult Learning and Education Network in Kosova).

Gjatë kësaj Jave të të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës do të organizohen disa aktivitete në kuadër të objekteve të organizatave anëtare të ALE NK, ndërsa aktivitetet e tjera do të organizohen në sheshet e komunave përkatëse nga të cilat janë këto organizata anëtare të ALE NK.

 

 

Exit mobile version