Aktualisht jemi në javët e modës të rrobave të banjos, ku po mbahen sfilata të ndryshme në qytetet amerikane.
Javë më parë u mbajt “New York Summer 2019” gjersa gjatë këtyre ditëve bukuroshet po ecin në pistën e modës në Miami.
Shumë bukuroshe dhe modele botërore kanë reklamuar të brendshme që janë trend në mbarë botën.
Në mes tyre është edhe modelja shqiptare Tika Camaj, e cila kohët e fundit po bën namin në pasarelat botërore.
Modelja është e përzgjedhura e shtëpisë së njohur të modës Monica Hanses dhe duket se ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ajo ka defiluar me një palë rroba banje të stilit të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar dhe ato janë rikthyer pas 30 vjetëve.
Ndryshe, Camaj momentalisht është ndër modelet më të njohura shqiptare dhe më të kërkuara në SHBA. /Telegrafi/