Site icon Telegrafi

‘Jashtëtokësori’ Messi i pangopur, dëshiron të fitojë gjithçka

Lionel Messi nuk ngopet si duket fitore, gola dhe trofe të fituar personal dhe ekipor.

Ylli argjentinas i Barcelonës ka folur për ecurinë e tij këtë edicion me Barcelonën, synimet që ka për të fituar trofe dhe treshen e famshme ‘MSN’.

“Mendoj se sekreti i suksesit vjen nga dy faktorë: e para është klima e shkëlqyer që ka skuadra jonë dhe e dyta ka të bëj me urinë, që nuk rresht kurrë te ne futbollistët e Barcelonës”.

“Flitet shumë se jam mik i ngushtë me Neymar dhe Suarez, edhe jashtë fushe, por e gjithë Barcelona ka një grumbull shembullor njerëzit dhe futbollistët, që punojnë çdo ditë sikur të mos kishin fituar asgjë”, deklaroi Messi.

Megjithatë, nuk mund të fshihet fakti se Barcelona është e lidhur ngushtë me treshen e famshme ‘MSN’, Messi-Suarez-Neymar.

“Unë nuk kam këtë mendim”, reagon Messi.

“Barcelona nuk varet vetëm nga tre sulmuesit. Ne kemi një përbërje të pasur futbollistësh dhe futbolli nuk luhet me tre vetë. Edhe shokët e tjerë që kam te Barcelonë janë futbollistë të shkëlqyer”.

“Ne të tre bëjmë përpiqemi të bëjmë sa më mirë punën tonë, por nuk do të kishim fituar asgjë pa pasur lojtarë të mëdhenj në ekip”.

“Në lidhje me shortin e Champions League, që do të hidhet nesër, Messi shtoi:

“Nuk kam preferenca, janë të gjithë kundërshtarë të vështirë për t’u mundur, por njëkohësisht Barcelona mund të fitojë ndaj kujtdo”, përfundoi Messi. /Telegrafi/

Exit mobile version