Club Brugge ka fituar ndaj Atalantas me rezultat 2-1 në kuadër të play-offit të Ligës së Kampionëve.
Venasit e nisën shumë mirë takimin, duke shënuar që në rastin e parë.
Chemsdine Talbi pasi te Ferran Jutgla, i cili hapi ndeshje për 1-0 në minutën e 15-të.
Club Brruge kishte dhe dy raste për të dyfishuar epërsinë, por Hans Vanaken dhe Maxim De Cuyper nuk ishin të saktë.
Në dundin e pjesës së parë, Atalanta filloi të rrezikojë, fillimisht me Mateo Reteguin, por pa sukses.
Në minutën e 41-të, doli në skenë Mario Pasalic i cili shfrytëzoi një pasim nga Davide Zappacosta për të shënuar për 1-1.
Pjesa e dytë ishte me shumë raste nga të dyja palët, por sulmuesit nuk ishin në elementin e duhur.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, Isak Hien bën një faul në zonë dhe gjyqtari tregon në pikën e bardhë.
Gustaf Nilsson ishte i saktë nga penallti për rezultat 2-1, duke i dhënë një fitore të madhe belgëve.
Oh, what a game! All to play for next week! ✨👊 #CLUATA #UCL #PlayForUnforgettable pic.twitter.com/X3VaqJyB5D
— Club Brugge KV (@ClubBrugge) February 12, 2025
Ardon Jashari (Club Brugge) dhe Berat Gjimshiti (Atalanta), luajtë gjatë gjithë këtij takimi.
Atalanta do të duhet ta kërkojë kualifkimin pas një jave në Bergamo. /Telegrafi/