Imami, Bekim Jashari i ftuar në Five, ka folur më shumë për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe Fitër Bajramin.
“Objektivi kyq i Islamit është devotshmëria devotshmeria nenkupton mirësjellje, ripërtirjen e objektivave për një rrugëtim të ardhshëm,” tha Jashari.
E muaji i Ramazanit sipas Jasharit është një muaj shpirtëror që ngërthen elemente të rëndësishme dhe afrimitet me krijuesin e madhërishëm.
“Ramazani kërkon përpos largimit nga pija edhe kërkesën e ndërtimit shpirtëror në raport me njerëzit,” tha Jashari
Sipas Jasharit, Ramazani i largon të gjitha veset e këqija.
“Kurani e bën një besimtar të jetë i matur i kujdesshëm i edhe në fjalë vepër punë e kudo që është,” u shpreh Jashari.
Për imamin cështja e besimit bëhet vetëm me vullnet.
“Ne në këtë botë kemi cështjen etnike që është vullnet I krijuesit, ne kemi lindur në këtë etni, cështja e besimit është vullnet, cështja etnisë nuk është vullnet, zoti ne na ka krijuar shqiptarë,” tha ai.
Festat në të kaluarën me të tashmën dallojnë por në esencë sipas Jasharit nuk është cënuar tradita.
Sipas Jasharit megjithëse duhet respektuar feja, nuk duhet të ndryshohen tradtitat.
“Ne nuk kemi nevojë që të tjetërsohemi traditat e huaja janë tradita nuk janë fe, mendimet e huaja mbi Kuranin dhe Islamin mbeten mendime, dhe rruga është që studiuesit Islam fetar shqiptar duhet të krijojnë një mendësi shqipëtare të interpretimit Islam”.
“Falenderimi i takon zotit luftes clirimtare dhe popullit tonë heroik që ka dhënë kontribut të madh, pa atdhe nuk mund të bëjmë asgjë,” u shpreh Jashari.