Site icon Telegrafi

Jashanica pas humbjes nga Sivasspor: Sulmuesit duhet t’i kishin shfrytëzuar rastet, ndikoi edhe lodhja

Duke folur pas humbjes 2-1 ndaj Sivassporit në “Fadil Vokrri”, mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica theksoi se sulmuesit duhet t’i shfrytëzonin rastet dhe jo t’i shpërdoronin ato.

Jashanica foli për SuperSport, ku theksoi se ndikuan shumë gjera në humbje, përfshirë lodhjen nga ngarkesa e madhe.

“Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ndërsa në pjesën e dytë lamë goxha territor. Duhet të ishim pak më cinikë te rastet, por nuk është se dua t’jua vë fajin sulmuesve”.

“Lodhja? Është një ritëm i lartë, pak lodhja dhe në minutat e fundit pak përqendrimi, duhet të ishim pak më të vëmendshëm, i gjithë grupi.”

“Do provojmë deri në fund, nuk kemi ardhur rastësisht këtu, kështu që do provojmë dhe me kundërshtarët e tjerë të marrim pikë”.

“Të mbushet stadiumi kaq shumë është një kënaqësi shumë e madhe. I falënderoj të gjithë që kanë qenë këtu dhe që na kanë mbështetur”, ka thënë Jashanica. /Telegrafi/

Exit mobile version