Site icon Telegrafi

Japonia e fillon me fitore Botërorin, triumfon ndaj Kolumbisë

Yuya Osako duke festar golin (Foto: Getty Images)

Përfaqësueses së Kolumbisë nuk i kanë shkuar gjërat ashtu siç ka pritur në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Kolumbianët kanë humbur me rezultat 1-2 nga Japonia.

Çdo gjë filloi keq për skuadrën e Kolumbisë, në minutën e tretë Carlos Sanchez u përjashtua dhe kështu Shinji Kagawa shënoi nga pika e bardhë në minutën e gjashtë.

Carlos Bacca dhe Gen Shoji gjatë një dueli (Foto: Getty Images)

Rezultati u barazua nga Juan Quintero në minutën e 39-të të pjesës së parë.

Fitoren japonezëve ia dha Yuya Osako në minutën e 73-të dhe rezultati nuk u ndryshua deri në fund edhe pse rastet nuk munguan.

Festa e Yuya Osako te goli i fitores (Foto: Getty Images)

Ndeshja është në kuadër të Grupit H dhe pas kësaj fitore prinë Japonia me tri pikë, ndeshja tjetër e këtij grupit është ajo ndaj Polonisë dhe Senegalit.

Përballja e ardhshme e Japonisë është ndaj Senegalit. /Telegrafi/

Exit mobile version