Një aligator jashtëzakonisht i rrallë i bardhë ka lindur në një park kafshësh në Orlando të Floridës.
Zvarraniku femër është 49 centimetra i gjatë dhe tani është një nga vetëm shtatë aligatorët e bardhë në botë, sipas zyrtarëve të parkut.
Aligatorët leucistë janë variacioni më i rrallë gjenetik i aligatorit amerikan, janë më të rrallë edhe se aligatorët albino që kanë sy rozë dhe mungesë të plotë të pigmentit.
“Është diçka shumë më tepër se e rrallë, është absolutisht e jashtëzakonshme”, ka thënë Mark McHugh, president dhe CEO i Gatorland. /Telegrafi/