Site icon Telegrafi

James vuan nga fama e madhe

Babai i James Rodriguez, ka deklaruar se djali i tij vuan nga çmimi i famës për shkak të cenimit së jetës së tij private.

Lëndimet dhe forma e dobët e kanë lënë kolumbianin jashtë opsioneve prej një lojtari vendimtar te Reali.

“Kohëra si këto janë të vështira dhe unë si prind e dua më të mirën për djalin tim”.

“Këto janë kohë të vështira për atë, por në futboll rëniet nga forma janë normale. Ekipet e mëdha janë shumë kërkuese dhe ka shumë pak hapësirë për mirëkuptim, por lojtarët e mëdhenj janë profesionistë dhe kështu është edhe Jamesi”.

“Dhemb që të dëgjoj gjëra për jetën private të djalit tim, të cilat nuk janë të vërteta, por ky është çmimi i famës”.

“Ai duhet që të përkrahet shumë në këtë situatë dhe ai është i ri e ka të ardhmen përpara. Tash është i fokusuar në punë dhe vetëm punë. Ai duhet që tash të fokusohet në Ligën e Kampionëve bashkë me klubin e tij”, potencoi babai i James. /Telegrafi/

Exit mobile version