James Milner ka bërë thirrje që VAR-i sa më parë të largohet nga futbolli, në mënyrë që mos të shkatërrojë sportin më të ndjekur në botë.
Liverpooli barazoi 1-1 kundër Brightonit, derisa mesfushori anglez është i acaruar me video asistentin e gjyqtarit.
Mohamed Salah dhe Sadio Mane kishin gola të anuluar nga VAR-i në këtë takim, derisa kundër teknologjisë është shprehur edhe Andy Robertson.
Wonder when the people playing the game will have a say! Very frustrating day but credit to Brighton, really tough opponent! pic.twitter.com/FxluTuThyC
— Andy Robertson (@andrewrobertso5) November 28, 2020
“Çuditem se kur do të flasin personat që e luajnë këtë lojë! Ditë shumë e frustruar, por merita edhe për Brightonin, një kundërshtar shumë i vështirë”, ka shkruar Robertson pas ndeshjes.
Milner nuk ishte aspak më i përmbajtur, duke kërkuar largimin e VAR-it sa më parë.
It’s “clear and obvious” we need a serious discussion about VAR. Sure I’m not alone in feeling like they are falling out of love with the game in its current state. pic.twitter.com/5FGgLtqbHs
— James Milner (@JamesMilner) November 28, 2020
“Është e ‘qartë he e dukshme’ se na duhet një diskutim serioz rreth VAR-it. Sigurt që nuk jam i vetëm me këtë ndjenjë se po na humbë dashuria për këtë lojë në gjendjen aktuale”, ka shkruar anglezi. /Telegrafi/