Këngëtarja e zhanrit popullor, Shyhrete Behluli, pëlqehet mjaft shumë nga një audiencë e gjerë.
Ajo pothuajse çdo vit sjell projekte nga më të ndryshmet, përfshirë edhe bashkëpunime me emra të njohur.
Kësaj radhe ajo ka vendosur që të sjellë një duet me këngëtarin dhe kompozitorin turk, Sinan Akçıl.
Në gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa ka ndarë edhe sekuenca nga klipi.
“Jam shqiptar” mban titullin kënga e re, e cila do të publikohet me datën 21 tetor të këtij viti.
Fansat e artistes së njohur e kanë pritur mjaft mirë lajmin, ndërsa mezi presin që të dëgjojnë bashkëpunimin. /Telegrafi/