Një vajzë ka raportuar në Policinë e Shtetit me pretendimin se është dhunuar nga disa persona, mirëpo e njëjta pas raportimit është mbyllur në një banesë në Astir të Tiranës.
Për këtë rast, forcat e RENEA-s kanë hyrë nga dritarja, në apartamentin e tetë të banesës.
Ata janë detyruar që të hyjnë nga lart me litar, për shkak se nuk hynin dot në banesë.
Kjo, pasi askush nuk e hap derën. Nuk dihet nëse vajza është vetëm në apartament apo po mbahet peng.
“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /Telegrafi/