Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me leje të Gjykatës Speciale sot ka ardhur në Kosovë.
Lajmi u konfirmua për Telegrafin nga zëdhënësja e DhSK-së, Angela Griep.
Sipas përgjigjes thuhet se kjo leje i është dhënë nga Trupi gjykues për shkak të arsyeve bindëse humanitare për të takuar familjen e tij.
“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Krasniqin për të takuar familjen e ngushtë.
I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.
EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë Griep.
Siç merr vesh Telegrafi, Krasniqi ka shkuar në fshatin Negroc te varri i vëllait të tij. /Telegrafi/