Site icon Telegrafi

Jakimovski: Politikën në BNJVL e krijon Mickoski, nëse nuk gjejmë bashkëpunim do ta braktis

Kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski, sërish ka deklaruar se do ta braktis Bashkësinë e Njësive të Vetqeverisjes Lokale.

Ai tha se me kryetarin e BNJVL-së, Orce Gjorgjievski do të takohet të hënën dhe nëse nuk ndërmerr hapa për të arritur mirëkuptim me ministrat, ai braktis BNJVL-në.

Jakimovski tha se pohimet e tij për braktisje të BNJVL-së, nuk janë marrë seriozisht.

“BNJVL është një komitet i rëndomtë partiak i OBRM-PDUKM-së dhe s`ka lidhje me idetë dhe zhvillimin e pushtetit lokal. Kjo tregon se Orce Gjorgjievski është një figurë në krye të BNJVL-së, kurse gjithë politikën e krijon partia e tij dhe përbërja e Këshillit Ekzekutiv dhe Mbikqyrës të BNJVL-së, të krijuar nga Hristijan Mickoski. Kjo paraqet një arsye më tepër, për të thënë ose do ta korigjojnë sjelljen e tyre ose do ta braktisim BNJVL-në. Për shkak se me pamflete të këtilla ofenduese që i shkruajnë vet, vetëm dëshmojnë se nuk e kanë kuptuar mesazhin”, deklaroi Jakimovski.

Exit mobile version