Site icon Telegrafi

Jahjaga në mbështetje të grave të Krushës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar sot fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit.

Presidentja takoi gratë, anëtare të kooperativës në këtë fshat, ku nga udhëheqësja e saj, Fahrije Hoti u njoftua për punën dhe vështirësitë me të cilat përballen ato. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i fshatit, Selami Hoti.

Gjatë bisedës më gratë e Krushës, presidentja Jahjaga tha se do të jetë një zë i fuqishëm i tyre dhe se shembullin e tyre e ka përdorur shpesh si pjesë e takimeve të shumta që ka pasur, edhe në Kosovë edhe jashtë Kosovës.

Ajo tha se, pavarësisht ku do të jetë, do të jetë një përkrahëse e madhe e grave të Krushës.

Mikpritësit e falënderuan presidenten Jahjaga për vizitën dhe për angazhimin e saj për t’i ndihmuar dhe mbështetur gratë e Krushës, punën dhe prodhimet e tyre.

Exit mobile version