Site icon Telegrafi

Jahjaga dhe Mbreti Abdullah diskutuan për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin (Video)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me Lartmadhërinë e Tij, Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me të cilin diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe kontributin e dy shteteve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Presidentja dhe Lartmadhëria e Tij po ashtu iniciuan një marrëveshje ligjore për ndihmë të ndërsjellë në çështje penale mes Kosovës dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë që do të nënshkruhet nga autoritetet përgjegjëse së shpejti.

Presidentja po qëndron në një vizitë dyditore në Aqaba të Jordanisë për të marrë pjesë në një forum të nivelit të lartë ku do të trajtohen sfidat globale, përfshirë ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=R8v3q4WTpew

Exit mobile version