Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, i cili është prekur nga COVID-19, përmes një poezie ka shprehur tërë vuajtjet, që po kalon në përballje me virusin e rëndë.
Lluka, i cili tash nëntë ditë po përballet me këtë virus, është duke u trajtuar në shtëpi.
Më poshtë po ua sjellim poezinë që shpërfaq betejën e rëndë për ta mposhtur virusin, të postuar në llogarinë e tij në Facebook përcjell Telegrafi.
1.Pritja
Heshtja e ka mbulu shpirtin tim
Ne shtratin e dergjes kovit
Nuk kam fuqi as me të shkrue
Prej dritareve të kësaj dhome,
më ngjanë sikur futet ankthi.
Atje lart janë yjet
Këtu poshtë jam unë,
nuk po e di a jam unë
a kovidi ne mua
Kjo dhomë në këtë botë është e vogël,
po ma ze frumen
Dikur kisha ëndrra,
për botën e madhe
e tani vetëm …lufte e lutje
per te mbijetuar.
Oksigjeni rrallohet në trup.
kujtimet ikën nga mendja
e lumturia u tret në jetë asketi.
asnjë shkendijë se ndez kohën.
strukurë janë në sirtarin e mendjes.
Ishin çaste që dikur i jetova,
ishin çaste që dikur i shijova
ishin çaste në nostalgji.
I shtangur kundroj tokën
ujin e qiellin
dhe unë rri këtu,
në këtë dhomë të vogël,
s’arrijë ta bëjë një hap te madh
drejt botës së vogël.
Jahja Lluka