Site icon Telegrafi

Jaguari elektrik do të mund të karikohen në stacionet e Tesla

Pas Honda japoneze, Jaguar ka njoftuar zyrtarisht se modelet e saj elektrike do të mund të karikohen në stacionet e karikimit të Tesla.

Kështu, gjenerata e ardhshme e modeleve elektrike të markës britanike do të miratojë standardin e karikimit NACS.

Prodhuesi britanik i makinave luksoze sapo ka njoftuar se modelet e tij të ardhshme elektrike do të jenë në gjendje të karikohen në rrjetin Supercharging të Tesla.

Kjo do të jetë e vlefshme vetëm në tregjet e Amerikës së Veriut. Duke filluar nga viti 2025, të gjitha modelet elektrike Jaguar do të miratojnë standardin e karikimit NACS të zhvilluar nga Tesla. Jaguar ka njoftuar prezantimin e tre modeleve të reja SUV, të cilat do të dalin në shitje nga viti 2025.

Së bashku me njoftimin, Jaguar thotë gjithashtu se blerësit e modelit aktual I-Pace, një model që do t’i japë fund jetës së tij nga mesi i vitit 2025, do të marrin një përshtatës të veçantë në mënyrë që vetura të mund të fuqizohet në Supercharger të Tesla-s. Kjo do të ndodhë tashmë vitin e ardhshëm. Meqë ra fjala, Tesla së fundmi instaloi stacionin e 50,000-të të karikimit në Kaliforni dhe kështu u bë kompania me rrjetin më të madh të stacioneve të karikimit në botë.

Së fundi, Jaguar nuk do të jetë i vetmi që do të përdorë standardin e karikimit NACS për modelet e tij elektrike të shitura në Amerikën e Veriut. Edhe Land Rover do të miratojë këtë standard pas prezantimit të modeleve të reja elektrike. Më parë, Honda e Japonisë konfirmoi gjithashtu instalimin e lidhësve NACS të Tesla-s. /Telegrafi/

Exit mobile version