Site icon Telegrafi

Jadon Sancho po stërvitet i vetëm, kjo pas komenteve që bëri në drejtim të trajnerit Erik ten Hag

Jadon Sancho po stërvitet individualisht dhe i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit pas komenteve që bëri në rrjetet sociale ndaj trajnerit Erik ten Hag, ka shkruar klubi në faqen zyrtare.

Sulmuesi anglez pretendoi se ai u ‘sulmua’ pa faj pasi Ten Hag tha se ai u la jashtë listës së lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Arsenalin, për shkak të mosangazhimit në seancat stërvitore.

23-vjecari që nga atëherë ka fshirë çdo postim në rrjetet sociale, por ai është duke u përballur me një dënim nga klubi anglez dhe është duke ndjekur një plan të personalizuar nga stafi i trajnerëve.

“Djajtë e Kuq” janë të frustruar me komentet e Sanchos dhe e kanë urdhëruar atë që të paraqitet në stërvitje një orë më herët sesa shokët e skuadrës.

Ka pasur pretendime gjithashtu se edhe lojtarët e klubit anglez nuk e kanë mirëpritur reagimin e tij, duke marrë parasysh humbjen ndaj rivalit Arsenalit.

Manchester United këtë vikend do të jetë nikoqir i Brighton në “Old Trafford” me Sanchon i cili me shumë gjasë do ta ndjekë këtë ndeshje nga tribunat. /Telegrafi/ 

Exit mobile version