Site icon Telegrafi

Nëse milingonat kanë ‘pushtuar’ shtëpinë tuaj, hidhni kripë

Kripa është zgjidhje e mirë në qoftë se doni të mbani milingonat larg nga kabinetet e magazinimit të ushqimit apo ambientet e shtëpisë.

Kripa është përdorur me qindra vjet për pastrim në shtëpi. Për shkak që kripa nuk ka veti helmuese, ajo përdoret shumë për të pastruar dhe dezinfektuar shumë gjëra në shtëpi.

Askush nuk ka dëshirë të shohë milingona apo insekte tjera afër ushqimit, në dritare, kuzhinë apo sallon. Nëse po vuani nga milingonat në shtëpi, e gjitha çfarë ju duhet është kripa.

Thjeshtë vendosni kripë aty ku ka milingona dhe do ta shihni se ato do të largohen menjëherë.

Kripa do të ulë nivelet e lagështisë në shtëpi.  /Telegrafi/

Exit mobile version