Një nënë e brengosur ka paralajmëruar prindërit tjerë të shikojnë për njolla të zeza në qafat e fëmijëve të tyre.
Vajza e saj, Pantera, kishte vërejtur ndryshime të papritura në shëndetin e saj dhe kishte vendosur të shkoj te doktori për t’u kontrolluar, ku edhe ishte diagnostikuar me tipin 2 të diabetit, transmeton Telegrafi.
Adoleshentja kishte përjetuar ndryshime të papritura disponimi, fyt të tharë dhe dhimbje koke, mirëpo simptoma më e çuditshme kishte qenë pigmentimi i zi në formë unaze që gjendej në qafën e saj.
Pasi që kishte shkuar te doktori, ai i kishte treguar se shenja në qafën e saj është acanthosis nigricans, shenjë që paralajmëron se insulina është e ulët.
Shërbimi shëndetësor ka paralajmëruar se kjo shenjë paralajmëron se keni diabet apo jeni të rrezikuar të zhvilloni këtë sëmundje, dhe ky pigmentim mund të gjendet edhe në zona tjera.
Nëna e Panteras ka paralajmëruar të gjithë prindërit të kenë kujdes për fëmijët e tyre dhe të shkojnë te doktori nëse vërejnë shenja jo normale. /Telegrafi/