Site icon Telegrafi

Izraeli punësoi agjentë të Gardës Revolucionare iraniane për të vrarë liderin e Hamasit

Shërbimi i inteligjencës izraelite, Mossad punësoi agjentë të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane (IRGC) për të vendosur eksploziv në rezidencën e liderit të vrarë të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.

The Telegraph shkruan se plani fillimisht parashihte vrasjen e Haniyeh kur ai vizitoi Teheranin në muajin maj për të marrë pjesë në funeralin e presidentit iranian, Ebrahim Raisi, por dy zyrtarë iranianë i thanë gazetës se operacioni u anulua për shkak të numrit të madh të njerëzve në ndërtesë dhe perspektiva e dështimit.

Lexo po ashtu Çfarë do të thotë vrasja e Haniyeh për armëpushimin në Gazë?

Gazeta britanike thekson se agjentët megjithatë vazhduan dhe vendosën eksploziv në tre dhoma të kompleksit dhe më vonë u larguan nga Irani. Ata dyshohet se shpërthyen bombat nga jashtë.

“Ata tani janë të sigurt se Mossad punësoi agjentë nga njësia e sigurisë Ansar al-Mahdi”, tha për gazetën një zyrtar i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, duke iu referuar njësisë së ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarëve të rangut të lartë.

Një tjetër zyrtar i IRGC tha se ishte një poshtërim për Iranin dhe një shkelje e madhe e sigurisë.

Lexo po ashtu New York Times sjell detaje të reja se si Mossadi e eliminoi shefin politik të Hamasit

“Është ende një pyetje për të gjithë se si ndodhi, nuk mund ta kuptoj. Duhet të ketë diçka më të lartë në hierarki që askush nuk e di”, shtoi zyrtari.

Ndryshe, Irani ka paralajmëruar hakmarrje pas vrasjes së Haniyeh në territorin e saj ndërsa tashmë SHBA-ja ka paralajmëruar se do ta mbrojë shtetin izraelit sikurse në muajin prill kur iranianët lëshuan qindra raketa në drejtim të Tel Avivit. /Telegrafi/

Exit mobile version