Telegrafi

Izraeli publikoi pamjet e para të sulmeve ndaj objektivave të Hamasit

Hamasi ka organizuar një sulm masiv brenda shtetit izraelit duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Tashmë izraelitët kanë sulmet ndaj caqeve të militantëve palestinezëve, raportojnë mediat e huaja.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) publikuan pamjet e disa prej sulmeve të saj ndaj objektivave të Hamasit.

Lexo po ashtu Gjithçka në kohë reale nga konflikti izraelito-palestinez

Ndërkohë, raportohet se të paktën 22 persona janë vrarë në radhët e izraelitëve, sipas ekipeve të shërbimit të kërkim/shpëtimit të Izraelit, Magen David Adom (MDA).

Në anën tjetër, autoritetet në Palestinë kanë pohuar se dy të rinj palestinezë janë vrarë gjatë kundërpërgjigjes së Izraelit.

Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vendi që drejton tashmë është në luftë ndërsa presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas pohoi se populli palestinez ka të drejtën legjitime që të mbrohet. /Telegrafi/

https://twitter.com/idfonline/status/1710586299592081657