Deputetët izraelitë kanë miratuar ligjin, sipas të cilit dënohen të gjithë palestinezët nga 12 vjeç e lart, të cilët kryejnë krime të rënda dhe akte terroriste kundër shtetit izraelit.
Ky ligj është miratuar në kuadër të ashtuquajturit “projektligji për të rinjtë”, përcjell Shekulli.
Ky projektligj u miratua me 32 vota pro, 16 kundër dhe 1 abstenim.
Kjo do të thotë se autoritetet e Izraelit do të burgosin të miturit të dënuar për krime të rënda si vrasje, tentativë vrasjeje ose vrasje nga pakujdesia.
Projektligji në fjalë ka marrë kritika nga disa organizata ndërkombëtare.
Dhuna mes të rinjve palestinezë dhe policisë izraelite, ushtarëve dhe civilëve ka arritur kulmin kohët e fundit.
Përleshjet masive që shpërthyen tetorin e kaluar shkaktuan 34 izraelitë të vrarë.