Ivana Knoll ka zbuluar se ishte grabitur pasi mbërriti në Paris dhe se ka mbetur me pak gjëra për të veshur pasi i vodhën fustanet.
Modelja, e cila u bë yll në Kupën e Botës të vitit të kaluar, po përpiqet të mbetet optimiste pasi një nga valixhet e saj u vodhë, shkruan The Sun.
Jo shumë kohë pasi erdhi në Londër, Ivana është nisur për në një tjetër nga qytetet më të shquar të Evropës.
Por ajo u tha fansave në Instagram se, edhe një herë, kishte rënë viktimë e vjedhjes në kryeqytetin francez.
Influencuesja shkrepi një foto të valixhet e saj të vetme të mbetur dhe u bëri të ditur ndjekësve të saj se çfarë ndodhi me tjetrën.
“Sapo mbërrita dhe tashmë më vodhën valixhen më të vogël. Gjithmonë shumë e mirëpritur nga hajdutët në Paris”, tha modelja.
Më pas ajo regjistroi një video të saj për t’i dhënë fansave të shqetësuar më shumë detaje.
“Përshëndetje nga Parisi. Vetëm për t’ju njoftuar, jam mirë. Sapo më grabitën si zakonisht në Paris. Kur mbërrita herën e fundit më morën çantën dhe portofolin dhe tani më morën valixhen. Më kanë marrë të gjitha fustanet, nuk e di se çfarë do të vesh sonte”, shkroi kroatja.
30-vjeçarja ka kaluar pjesën më të madhe të vitit duke vizituar vende të ndryshme që kur u kthye nga mbështetja për Kroacinë në Katar.
Ditët e fundit ajo është parë duke festuar me legjendën e boksit Floyd Mayweather dhe ajo ka shijuar Vitin e Ri duke u shoqëruar me aktorin Jamie Foxx. /Telegrafi/