Në vitin 1790, gjatë presidencës së George Washingtonit, u bë regjistrimi i parë i ShBA, në të cilin popullata u nda në tre kategori: “Femrat dhe meshkujt e bardhë dhe të lirë”, “Të gjithë personat e tjerë të lirë” dhe “Skllevërit” që në atë kohë ishin kryesisht afrikanët.
Siç shpjegon Brent Staples në një artikull të gjatë në “New York Times”, ideja e Kongresit ishte t’i jepte jetë një Amerike të bardhë, protestante dhe me kulturore homogjene, duke imagjinuar se “vetëm të bardhët e lirë emigrantë në Shtetet e Bashkuara, mund të bëhen qytetarë të natyralizuar”. Këto tematika janë prekur edhe nga Gian Antonio Stella tek “Hordhia: Kur shqiptarët ishim ne”.
Italianët mbërritën në SHBA si të “bardhë të lirë”, por shumë shpejt nisën të krahasoheshin me personat me ngjyrë. 14 marsin e vitit 1891, 11 emigrantë italianë, shumica sicilianë, u linçuan në Nju-Orleans nga një turmë banorësh që sulmoi burgun e zonës. Ky episod bëri që marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Italisë të tensionoheshin shumë. Shtypi italian bënte thirrje për drejtësi dhe një dëmshpërblim të drejtë për familjarët. Personat përgjegjës nuk u dënuan kurrë, por presidenti i atëhershëm Benjamin Harrison vendosi ta jepte një lloj dëmshpërblimi për familjet. Falë asaj historie, italianët në Amerikë u bënë “të bardhë” me të drejta të plota dhe njerëz që meritonin respekt. /Gazeta “Shqip”/