Site icon Telegrafi

Italia raporton rekord rastesh ditore që nga muaji maj

Italia raportoi të shtunën 1,000 raste të reja nga coronavirusi, shifër rekorde që nga muaji maj kur qeveria lehtësoi masat e bllokimit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Italia që dikur ishte epiqendra e shpërthimit në Evropë, ka filluar të përballet me rikthim të rasteve nga virusi.

Vendi po përballet me rritje rastesh në rajonin verior të Lombardisë, në Venecia dhe në Romë, ndërsa ekspertët fajësojnë se shpërthimet po ndodhin për shkak të tubimeve.

Herën e fundit kur Italia regjistroi shifrën më lartë ditore ishte më 12 maj, ajo kishte regjistrua asokohe 1,402 të prekur, gjashtë para hapjes së restoranteve, bareve si dhe dyqaneve pasi një bllokimi 10-javor.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve në vend u rrit në 257 mijë, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 35 mijë persona. /Telegrafi/

Exit mobile version