Site icon Telegrafi

Istogu fiton bindshëm ndaj Samadrexhës, kualifikohet në gjysmëfinale

(Foto: kosovahandball.info)

Istogu ka bërë vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në çerekfinale, istogaset fituan ndaj Samadrexhës me rezultat bindës, 43-19.

Që në pjesën e parë u përcaktua fituesi. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 24-5 për Istogun.

Anja Bojaniq ishte më efikasja te Istogu me 10 gola. Nga tetë i shënuan Esma Muratoviq e Adelina Berisha.

Agnesa Surdulli shënoi tetë gola për Samadrexhën. Katër i kishte Donjeta Mehmeti.

Exit mobile version