Site icon Telegrafi

Istanbulspor merr fitoren e parë në kampionat – Valon Ethemi shënon golin e fitores, Topalli luan gjithë ndeshjen

Istanbulspor ka marrë fitoren e parë në Superligën turke, në fitore ndaj Alanyaspor, ku golin e vetëm e shënoi Valon Ethemi.

Sfida ishte e vlefshme për javën e katërt dhe prodhoi mjaft emocione, ndërsa për 90 minuta në fushë u paraqit Jetmir Topalli.

Valon Ethemi ishte protagonist në këtë ndeshje, pasi në minutën e 48-të mjeshtërit dërgoi topin në rrjetë një goditje dënimi.

Kristal Abazaj u fut në lojë në minutën e 72-të, ndërsa pas vetëm 14 minutash shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me të verdhë.

Alanyasor humbi penalltinë që mund të barazonte, ndërsa Abazaj mori edhe të dytin e verdhë pas reagimeve ndaj penalltisë duke lënë ekipin me dhjetë lojtarë.

Por rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Istanbulspori i shqiptarëve mori tri pikët e para pas katër ndeshjeve.

Eduard Roca nuk luajti shkaku i lëndimit, ndërsa Sidrit Guri nuk ishte me skuadrën, pasi të premtën kompletoi transferimin te klubi turk. /Telegrafi/

Exit mobile version