Site icon Telegrafi

Istanbul Dantel sponsorizon aktivitetet e modës në rajon (Foto)

Brendi ndërkombëtar i pëlhurave, me seli në Kosovë, Istanbul Dantel gjatë këtij viti ka realizuar shtrirjen në rajon me sponsorizimine ngjarjeve të rëndësishme të modës, ndërkohë që synon zgjerimin e mëtutjeshëm në vitet në vijim.

Istanbul Dantel për të gjashtën herë sivjet ka qenë sponsor gjeneral i “Prishtina Fashion Night” (Nata e Modës në Prishtinë). Por, gjithashtu ka qenë pjesë e organizimeve si “Fashion Weekend Skopje” (Fundjava e Modës në Shkup) dhe “Mercedez-Benz Fashion Week Montenegro” (Mercedez-Benz Java e Modës në Mal të Zi).

Në “Fashion Weekend Skopje”, që është mbajtur nga 28 tetori deri më 1 nëntor, krahas sponzorizimit Istanbul Dantel ka prezantuar edhe pëlhurat për fustanet solemne për sezonin vjeshtë-dimër 2016/17.

“Fashion Weekend Skopje” duke qenë ngjarja e vetme e këtij lloji në Shkup, tubon brendet, dizajnerët e agjencitë e modës për të prezantuar punën e tyre dhe për të shkëmbyer idetë.

Ndërkaq në “Mercedez-Benz Fashion Week Montenegro”, të mbajtur nga 15 deri më 19 nëntor, Istanbul Dantel ka sponsorizuar njërën ditë të kësaj ngjarjeje të rëndësishme të modës, ku mediat malazeze kanë raportuar se për të hapur “Istanbul Dantel Fashion Day” ka ardhur kreatori francez Eymeric Francois me koleksionin “Legends”. Në këtë manifestim mode janë prezantuar koleksionet e kreatorëve ndërkombëtarë, atyre vendorë dhe talentet e rinj.

Istanbul Dantel është brend ndërkombëtar me seli në Prishtinë, dhe merret ekskluzivisht me shitjen e pëlhurave për fustanet solemne. Oferta cilësore e pëlhurave, që paraqesin një përzierje të ekuilibruar të joshjes, hijeshisë, bukurisë, butësisë e të këndshmes që kombinohen me fibra të përkryer sigurojnë qëndrueshmëri dhe rehati.

Ndërkohë ekipi prapa këtij brendi i përbërë nga profesionistët ofron cilësi, shërbime të nivelit të lartë dhe inovacion për dizajnim. Istanbul Dantel tashmë është adresa e preferuar e kreatorëve të modës nga Kosova dhe rajoni që furnizohen me pëlhura të cilësisë së lartë dhe me dizajne të rralla e të përzgjedhura.

Nëse keni pasion ndaj elegancës dhe eksluzivitetit të modës dhe dëshironi të përcillni trendet botërore, ekipi ynë i profesionistëve do të ju shërbejë me kënaqësi. Ju ftojmë të na vizitoni në adresën: Kroi i Bardhë p.n., Lagjja Kalabria,10000 Prishtinë përkatësisht Qendra Tregtare Dardha, apo në ueb faqen www.istanbuldantel.com

Exit mobile version