Ismajl Beka po shkëlqen në elitën e futbollit zviceran me fanellën e Luzernit.
Qendërmbrojtësi i Kosovës ka vazhdimisht statistika shumë të mira dhe paraqitjet e tij në fushë po e tregojnë një gjë të tillë.
Në kuadër të xhiros së gjashtë, Luzerni ka marrë një barazim të vlefshëm në udhëtim te Baseli 1-1 dhe Beka ishte më i miri në fushë.
23-vjeçari është vendosur në formacionin e javës nga SofaScore në elitën e futbollit zviceran.
Luzerni po paraqitet mjaftë mirë këtë edicion, ku pas tetë ndeshjeve të zhvilluara ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara.
Te kjo skuadër janë edhe futbollistë tjerë shqiptarë si Kemal Ademi, Ardon Jashari dhe Denis Simani. /Telegrafi/