Site icon Telegrafi

Islandë, aty ku është përqendruar aktiviteti i fundit vullkanik – pamje nga helikopteri që tregojnë çarjet gjigante në tokë

Një ekip i BBC, përkatësisht korrespondentja Jessica Parker, ka bërë një udhëtim, përfshirë edhe me helikopter mbi gadishullin Reykjanes të Islandës, ku është përqendruar aktiviteti i fundit vullkanik.

Bëhet fjalë për një zonë e cila, siç kanë thënë shkencëtarët, mund të përballet me dekada të paqëndrueshmërisë së shtuar vullkanike, përcjell Telegrafi.

Dhe frika e një shpërthimi të afërt çoi në evakuimin e qytetit të Grindavik, i cili thuhet se është “fundosur pjesërisht” me më shumë se një metër.

Ndërkohë supozohet se magma po kalon nën një çarje të mëparshme, shekullore, të dukshme që shihet në fotografitë ajrore.

Ndryshe, pas 800 vitesh pasiviteti, një shpërthim i vitit 2021 shënoi fillimin e një cikli të ri të aktivitetit vullkanik.

Dhe vullkanologu i Kembrixhit, Clive Oppenheimer, ka theksuar se shpërthimi mund të ketë nisur ‘një fazë të re shpërthyese’ që mund të zgjasë me shekuj. /Telegrafi/

Exit mobile version