Site icon Telegrafi

Ishulli Maltës, ‘parajsë’ e teknologjisë Blockchain

Parlamenti i Maltës miratoi me 4 korrik tre ligje të reja të cilat do t’i hapin rrugë zbatimit të teknologjisë Blockchain.

Kështu Qeveria e Maltës dëshiron që ishullin e pasur ta shndërroj në “Parajsë të teknologjisë Blockchain”.

“Fitorja legjislative e bëri Maltën autoritetin e parë të botës për të siguruar siguri ligjore për këtë hapësirë”, tha ministri maltez për Shërbime Financiare, Ekonomi Dixhitale dhe Inovacion, Silvio Schrembi, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, analistët shprehen se kjo lëvizje e Maltës tregon qasjen e ishullit drejt teknologjisë Blockchain.

“Malta ka pranuar faktin se teknologjia Blockchain dhe kriptovaluatat janë të pashmangshme dhe do të bëhen më të popullarizuara”, tha Joseph Borg, kreu i këshillimit Blockchain në firmën ligjore “WHPartner”, duke shtuar se ajo është e destinuar të bëhet një qendër për zhvillimin e Blockchain dhe teknologjive të tjera financiare për rritjen ekonomike të ishullit.

Sipas Schrembit, kjo teknologji është një pjesë kyçe e strategjisë kombëtare të teknologjisë që do të transformojë sektorë të ndryshëm.

Në maj të këtij viti, qeveria njoftoi partneritetin me një platformë britanike të Blockchait “Omnitude”, për të përmirësuar rritjen e transportit publik të ishullit. /Telegrafi/

Exit mobile version