Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Santorini pasi tërmeti më i fortë u regjistrua në ditët e lëkundjeve thuajse të vazhdueshme, të cilat pothuajse kanë çuar në zbrazjen e parajsës së famshme turistike greke.
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ndodhi në Santorini të mërkurën në mbrëmje, i pari që tejkaloi 5.0 që nga fillimi i lëkundjeve javën e kaluar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ministria greke e Mbrojtjes Civile vendosi të enjten në gjendje të jashtëzakonshme ishullin deri më 3 mars për t’iu përgjigjur aktivitetit sizmik.
Rreth 11,000 njerëz mendohet se janë larguar nga ishulli, i cili tërheq më shumë se 3.4 milionë turistë në vit dhe është shtëpia e rreth 20,000 banorëve të përhershëm.
Santorini has experienced over 550 earthquakes since the weekend, with the strongest at 4.9 magnitude. More than 6,000 residents have evacuated, and experts warn that seismic activity may persist. The island, which usually hosts millions of tourists, is now deserted, with… pic.twitter.com/LJ9WUbN3iR
— GeoInsider (@InsiderGeo) February 4, 2025
Autoritetet greke kanë aranzhuar fluturime shtesë për të ndihmuar njerëzit të largohen, por përpjekjet e evakuimit ishin të ndërlikuara të mërkurën, me tragetet që nuk lejoheshin të largoheshin nga portet për shkak të erërave të forta. Shërbimi normal kishte rifilluar të enjten.
I gjendur pranë kufirit të pllakave tektonike masive afrikane dhe euroaziatike, Santorini shpesh përjeton aktivitet sizmik, por rrallëherë kaq intensivisht për kaq gjatë.
CCTV footage of 5.1 Earthquake in Santorini, Greece
February 04, 2025 #sismo #temblor #Santorini pic.twitter.com/SstljG0iLK— Disasters Daily (@DisastersAndI) February 5, 2025
Si dhe Santorini, ishujt e afërt të Amorgos dhe Ios janë tronditur gjithashtu.
Ende nuk raportohet për dëme të mëdha, por autoritetet greke po marrin masa paraprake përpara një tërmeti të mundshëm në shkallë të gjerë.
Tërmeti i madh më i fundit i Santorinit – me magnitudë 7.5 ballë – goditi në vitin 1956, duke vrarë të paktën 53 njerëz dhe duke lënduar më shumë se 100 të tjerë. /Telegrafi/