Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Besnik Osmanit, i zhdukur nga 24 marsi

2020/04/policia-2.jpg

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjetjen e trupit të pajetë të Besnik Osmanit, i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët që nga 24 marsi.

Policia ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë lumit në Llapushnik në mes të fshatrave Llofcë dhe Burnicë të komunës së Gjilanit.

Sipas policisë, viktima mashkull është identifikua nga familjarët e tij i cili më 24 mars 2020 ishte lajmëruar si person i zhdukur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i IML dhe FSK për kërkim - shpëtim të cilët kanë tërhequr trupin e pajetë.

Trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion. /Telegrafi/