Site icon Telegrafi

A kishte penallti në momentet e fundit mes Dukagjinit dhe Gjilanit? Dy skuadrat kanë pretendimet e tyre 

Ndeshja mes Dukagjinit dhe Gjilanit është mbyllur pa gola, por që në fund kishte pakënaqësi të mëdha nga mysafirët në ndarjen e drejtësisë. 

Mervan Bejtuallahu ishte gjyqtar kryesore në këtë takim, ndërsa në VAR ishte Alban Shala. 

Gjilani ka pakënaqësi të mëdha për një rast në kohën shtesë, kur sulmuesi i tyre Almir Aganspahic u rrëzua në zonë nga mbrojtësi Elton Basri. 

Zhvillohej minuta e katërt e kohës shtesë, kur Gjilani e nisi bukur një kundërsulm, me sulmuesi Aganspahic që ishte i vetëm me portier, por që Basri nga prapa vjen dhe e ndërpret aksionin. 

Bejtullahu nuk e ndaloi lojën, ndërsa nuk u ftua fare në VAR nga Alban Shala, duke e përfunduar ndeshjen me shifrat 0-0. 

Në anën tjetër, edhe tifozët e Dukagjinit kanë shprehur indinjatën me një rast në favor të skuadrës së tyre, ku u kërkua penallti.  

Bejtullahu para një jave kishte gjykuar ndeshjen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Dukagjinit, ku gjilanasit kishin dal me një deklaratë duke kërkuar që ai të mos gjykojë më ndeshjet e tyre. /Telegrafi/  

Exit mobile version