Site icon Telegrafi

Ishte në një takim përmes Zoom, reagimi i këshilltarit kur e kupton se bëhet gjysh për herë të parë

Ky është momenti kur një këshilltar zbuloi se ishte bërë gjysh për herë të parë – ndërsa u përpoq të drejtonte një takim në Zoom.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon këshilltarin e qarkut të Nottinghamshire, John Cottee, 66 vjeç, që papritmas feston momentin e rëndësishëm në mes të takimit.

Z. Cottee – i cili e kishte të fikur mikrofonin në atë kohë – ishte duke kryesuar një takim të këshillit në Zoom kur ai u la “i befasuar” nga një mesazh me tekst nga vajza e tij Nicola.

‘Unë kërkoj falje. Jam pak i ngazëllyer, sapo jam bërë gjysh për herë të parë’. /Telegrafi/

Exit mobile version