Please enter at least 3 characters.

Ishte në arrati, policia arreston të dyshuarin nga Podujeva

22:"Young man in handcuffs
24:"Getty Images/iStockphoto

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një person në Podujevë, i cili ishte në arrati.

I njëjti ishte në kërkim për veprat penale “kanosje, vjedhje e lëndim i rëndë trupor”.

“Me 11.02.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte në arrati, nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me të dyshuarin mashkull kosovar, kanë kryer veprat penale të lartë cekura.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/