Site icon Telegrafi

Ishte në Arabinë Saudite trajner – por si u largua presidenti pas dy jave 

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ish-strategu i disa skuadrave shqiptare ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij si futbollit dhe si trajner.

“Shkoj në Arabi, shkuam më pas për përgatitje në Egjipt, u kthyem prej aty. Presidenti ishte super i kënaqur”, tha Ramadani në “Arena e Yjeve” për kohën e tij tek klubi arab, Ohod Club.

“Presidenti ishte i kënaqur për disiplinën, për profesionalizimin, për punën dhe ai më thotë: ‘Unë 10 vite këtu president, ti 10 vite trajner”.

“Unë jam praktikues i fesë islame, falem dhe mu mundësua të jem trajner në Medinë…”, vazhdon rrëfimin e tij trajneri shqiptar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

Exit mobile version