Site icon Telegrafi

Ishte duke u larë, mbytet turistja sllovake në Golem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në plazhin e Golemit.

Një turiste sllovake dyshohet se teksa lahej në det është mbytur aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa burime zyrtare të policisë thonë se viktima është një grua 61-vjeçare.

“Golem, Kavajë/Informacion paraprakRreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version