Site icon Telegrafi

“Isha më i mirë se ai” – Bravo flet për rivalitetin me Ter Stegenin te Barcelona

Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014.

Barça gjithashtu nënshkroi me Ter Stegen atë verë, gjë që e detyroi Luis Enrique të zgjidhte mes dy portierëve në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

“Në aspektin sportiv, sigurisht, ai [Ter Stegen] nuk mundi të më mbante në stol. Nga 7 ndeshjet e para që luajta te Barça, vendosa një rekord në La Liga, duke mos pranuar gol për 7 ndeshje”.

“Kjo ishte letra ime e prezantimit te Barça: 7 ndeshje pa pësuar gol. Si do të më nxjerrin? Vitin e parë që përfundova si kampion i La Ligës dhe fitova trofeun Zamora. Pësova ndoshta 15 ose 16 gola, nuk e di. Në një sezon shumë pak e kanë bërë këtë (ai në fakt pranoi 19 gola atë sezon)”.

Enrique vendosi që Ter Stegen të ishte portieri i parë i Barçës në Ligën e Kampionëve, ndërsa Bravo luante në ndeshjet e La Ligës. Vendimi u shpagua disi pasi Barça fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën verën e ardhshme.

Lexo po ashtu Gjashtë yjet e Barcelonës që po kërkohen me ngulm nga klubet arabe

Megjithatë, Bravo nuk mori një medalje të fituesit të Ligës së Kampionëve atë vit PASI nuk grumbulloi ndeshje të mjaftueshme.

Në fund të sezonit të ardhshëm, Barca vendosi se nuk ia vlente të kishte dy portierë të parë në klub dhe Bravo u shit te Man City për 18 milionë euro. Nga aty karriera e tij mori teposhtëzën.

Sa i përket Ter Stegenit, jetëgjatësia e tij në Barça e ka bërë atë të rritet në statusin e ikonës së klubit, por ai sezon 2014/15 ishte hera e fundit që gjermani dominoi në Ligën e Kampionëve. Mbetet titulli i tij i vetëm evropian te Barça. /Telegrafi/

Exit mobile version