Site icon Telegrafi

Ish-truproja e Jackson: Michael nuk ka qenë pedofil, ai i donte femrat

Michael Jackson (Foto: Carlo Allegri/Getty Images/Guliver)

Truproja e dikurshme e Michael Jacksonit, Bill Whitfield, ka reaguar ndaj akuzave të Wade Robson dhe James Safechuck, të cilën kanë thënë se ikona e muzikës pop i ka keqtrajtuar seksualisht kur kanë qenë fëmijë.

Whitfield, i cili ka qenë për dy vite truproja e këngëtarit, në librin e tij autobiografik ka shkruar për kohën e kaluar me Mbretin e muzikës pop, ndërsa ka thënë se Jackson gjithmonë i ka dashur vetëm femrat dhe nuk ka pasur prirje seksuale ndaj fëmijëve.

Siç shkruan The Mirror, truproja ka folur në detaje lidhur me kohën e kaluar me Michael duke thënë se shpesh kanë biseduar për femrat atraktive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Michael Jackson

“Flisnim për femrat, të cilat i konsideronte shumë atraktive. Aq shumë kemi folur për to, saqë jam i sigurt se i ka dashur femrat”, ka thënë Whitfield.

Michael Jackson (Foto: Carlo Allegri/Getty Images/Guliver)

Ai ka treguar se këngëtari nuk i sillte femrat e tij në Neverland, për shkak se aty ndodheshin fëmijët.

“Shumë kohë kalonte i vetëm me femra të ndryshme. Nuk do të flas për atë që ka bërë me ato prapa dyerve të mbyllura, është punë e tij. Megjithatë, shpesh ka qenë në shoqërinë e femrave dhe e di se ato e joshnin”, ka rrëfyer ish-truproja.

Natyrisht se ai nuk ka mundur ta konfirmojë nëse Jackson ka pasur apo jo marrëdhënie seksuale me femrat, me të cilat e kalonte kohën, mirëpo ka thënë se është i sigurt se këngëtari nuk ka qenë pedofil dhe se Wade Robson dhe James Safechuck janë gënjeshtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version